Rreth 15 mijë nxënës në Shkodër i janë rikthyer këtë të hënë bankave të shkollës, duke nisur vitin e ri shkollor. Me lule në duar dhe emocione, fëmijët iu drejtuan klasave, ndërsa për nxënësit e klasave të para kjo ditë shënoi nisjen e një etape të re në rrugëtimin e tyre arsimor.

Në Shkodër, viti i ri shkollor ka nisur në 73 objekte shkollore publike dhe 17 shkolla private. Përgjatë vitit, vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe sigurisë në institucionet arsimore, me 13 oficerë sigurie të shpërndarë në shkolla.

Ceremonia zyrtare e nisjes së vitit të ri shkollor u zhvillua në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda”, ku prefektja e Qarkut Shkodër, Holta Duda, përcolli urimet për nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

Urime për një vit të mbarë shkollor përcolli edhe drejtuesja e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Shkodër, Brisela Kadija.

Ndërsa drejtoresha e shkollës “Ndre Mjeda”, Nevila Zhabjaku, uroi nxënësit për një vit të suksesshëm, veçanërisht ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Me rikthimin e nxënësve në klasa, shkollat e Shkodrës kanë hapur dyert për një tjetër vit të mbushur me dije, sfida dhe objektiva të reja.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNDOU: VIT I RI SHKOLLOR, PLOT DIJE DHE SUKSESE
Artikulli tjetërDITA IME E PARË NË SHKOLLË