Një aksident ka ndodhur në lagjen Partizani në rrugën e Komanit në Shkodër.

Një mjet tip ‘Benz’ me drejtues 15-vjeçarin R.S, banues në Dobraç , ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një avullie.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit R. S., dhe pasagjeri E. S.,16 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

‘Më datë 25.01.2022, rreth orës 19:30, në lagjen Partizani, Rruga e Komanit, Shkodër, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin R. S., 15 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një avllie. Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit R. S., dhe pasagjeri E. S., 16 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.

Artikulli paraprakMAQEDONIA E VERIUT REGJISTRON 26 VIKTIMA ME COVID-19, 2,341 TË INFEKTUAR
Artikulli tjetërBASHA NDAN FOTON NGA TAKIMI ME TË RINJTË E FRPD: BASHKË DO TË NDËRTOJMË NJË TË ARDHME MË TË MIRË