
Është përkujtuar 31 vjetori I rënies së katër dëshmorëve të demokracisë në Shkodër. Një ceremoni kjo që për herë të parë bëri bashkë demokratët, pas përçarjes në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Kryetari I bashkisë Shkodër Bardh Spahia në fjalën e tij tha se Shkodra jep çdo ditë fakte që nuk I përkulet regjimit socialist.
I pranishëm në këtë ceremoni, ish- kryeministri Sali Berisha kërkoi që lëvizja njësoj si 31 vite më parë të nisë nga Shkodra për ndryshimin e qeverisë.
Kryetari I shoqatës “2 prilli” Harris Morana kujtoi sakrificën e 4 dëshmorëve për liri dhe demokraci.
Kurora me lule vendosën edhe deputetët e kuvendit shqiptar të cilët ishin të pranishëm në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar në sheshin “2 prilli”. Më 2 prill 1991 mbetën të vrarë Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku, dhe Besnik Ceka ndërsa dhjetra të tjerë u plagosën në tentativën për të sjellë pluralizmin në vend.