Përhapja e pandemisë COVID-19 ka krijuar një situatë serioze në qarkun Shkodër. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar nga Ministrai e Shëndetësisë dy viktima dhe 37 raste të reja duke e rritur ndjeshëm numrin e qytetarëve të infektuar aktivë në nivel qarku. Vatrat e infeksionit janë zgjeruar me 30 raste në Shkodër, tre raste të reja janë shënuar në bashkinë Vau Dejës dhe nga dy raste janë regjistruar në bashkitë Pukë dhe Malësi e Madhe.

Aktualisht, të infektuar aktivë janë më shumë se 1300 qytetarë në pesë bashkitë e qarkut Shkodër. Pozitive paraqitet situata e krijuar nga infektimi I mësuesve në shkolla, ku aktualisht të infektuar janë vetëm 14. Ndërkohë, sipas të dhënave të bëra publike nga Institucioni I Prefektit në Shkodër vijojne hetimet epidemiologjike rreth vatrave pozitiv dhe kontakteve te dyshuara Covid-19.

Gjatë ditës se mërkurë në Qarkun Shkodër nga ISHSH janë inspektuar 1 supermarket dhe është riinspektuar 1 qendër shëndetësore, janë monitoruar me google form 41 subjekte, të cilat kishin zbatuar protokollin përkatës për për kufizimin e përhapjes së covid-19.

Në bashkinë Malësi e Madhe u mor vendimi për mbyllje të nje supermarket pasi nje person I stafit ka rezultuar me Covid-19 dhe megjithe paralajmerimin nuk ka marre mase per mbyllje te pjesshme të super marketit.

Subjekti do të mbahet nën vëzhgim nga ISHSH. Nga vëzhgimet në terren u këshilluan rreth 90 qytetarë, ku pak persona kanë vendosur si duhet maskën. U këshilluan të gjithë për mënyrën e vendosjes dhe mbajtjen e saj në vendet e caktuara.