Shkodra shënon një tjetër rritje të numrit të personave të prekur nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi edhe 30 raste të reja dhe një viktimë gjatë 24 orëve të fundit në nivel qarku. Vatrat e infeksionit u zgjeruan me 20 raste në bashkinë Shkodër, 4 raste në bashkinë Vau Dejës dhe nga 3 raste në bashkitë Pukë dhe Malësi e Madhe.

Të infektuar aktivë janë më shumë se 1300 persona. Në spitalin rajonal të Shkodrës gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar 61 raste urgjente prej të cilave 16 si të dyshuar me COVID-19. Aktualisht, 20 pacientë të infektuar me COVID-19 janë të shtruar në këtë spital, ku 12 janë në reanimacion dhe 8 pacientë janë të shtruar në repartin infektiv.

Gjatë 24 orëve të fundit u shënua edhe një tjetër viktimë si shkak I infektimit me COVID-19. Prej fillimit të muajit mars ka patur një numër të lartë të personave të infektuar ditorë me COVID-19 në nivel qarku duke bërë që tashmë Shkodra të mbetet e pesta në renditje për nga numri I lartë I rasteve aktive.

Por pavarësisht kësaj vihet re një mungesë e ndergjegjesimitt e qytetarëve të cilët nuk respektojne sa duhet protokollin e masave anti-COVID duke lëvizur në rrugë pa vendosur maskën mbrojtëse ndërkohë që nuk ruajnë as distancën fizike.