
Edhe ky vit i ri shkollor ka sjellë një rritje të numrit të fëmijëve me nevoja të veçanta në institucionet arsimore të bashkisë së Shkodrës. Sipas zyrës vendore të arsimit parauniversitar, këtë vit ne shkollat publike të bashkisë janë 200 nxënës më aftësi ndryshe që asistohen nga 140 mësues të kualifikuar.
Drejtuesja e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar, Brisela Kadija, thekson se përmirësimi i shërbimeve ndaj këtyre fëmijëve, veçanërisht përmes rritjes së kapaciteteve dhe kualifikimit të mësuesve mbështetës, mbetet një nga prioritetet e këtij viti shkollor.
Rritja e numrit të fëmijëve me nevoja të veçanta vërehet edhe në sistemin parashkollor duke rritur nevojën për shtimin dhe forcimin e vazhdueshëm të shërbimeve mbështetëse.
https://youtu.be/g5Xm-HfKKag


