Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Kalibri”.

Sekuestrohen 4 armë dhe sasi e konsiderueshme municioni.

Vihet në pranga 21-vjeçari që mbante sendet e kundërligjshme, në banesën e tij, në fshatin Trush.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative dhe operacionale, kryer me fokus parandalimin e paligjshmërive, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi R. M., 21 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Trush, u gjetën sasi e konsiderueshme municioni dhe 4 armë (1 automatik, 1 pushkë dhe 2 armë gjahu), të cilat u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim të mëtejshëm.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSTUDENTËT E FAKULTETIT TË DREJTËSISË TË UNIVERSITETIT TË SHKODRËS SHKËLQEJNË NË “UNIVERSITY LAW COMPETITION 2026”
Artikulli tjetërDITË ME TEMPERATURA TË LARTA DHE PIKA SHIU, SI PARASHIKOHET MOTI I SË ENJTES