Vijon të përmirësohet situata e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID-19 në qarkun Shkodër. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 22 raste të reja, 4 më pak se një ditë më parë. Vatrat e infeksionit janë zgjeruar me 16 raste në bashkinë Shkodër dhe nga 3 raste në bashkinë Vau Dejës dhe Malësi e Madhe.

Të infektuar aktivë në nivel qarku janë rreth një mijë persona, ku pjesa më e madhe janë raste të përqendruara në bashkinë Shkodër. Te shtruar ne spitalin Rajonal te Shkodres jane 17 paciente.Në bashkinë Shkodër çdo ditë vijon hetimi epidemiologjik dhe procesi I vaksinimit kundër COVID-19.

Deri më tani janë vaksinuar më shumë se 12 mijë qytetarë, prej të cilëve pjesa më e madhe të moshuar dhe personel mjekësor. Ndërsa kryerja e testimeve vijon normalisht, ku mesatarisht testohen 100 qytetarë në ditë si të dyshuar me COVID-19.

Prej një jave janë konfirmuar më shumë se 100 raste të reja me koronavirus në pesë bashkitë e qarkut. Krahasuar me të njejten përiudhe të muajit mars, situata duket drejt përmirësimit, jo vetëm në qarkun Shkodër por në të gjithë vendin.