Sërish janë konfirmuar shifra të larta të personave të infektuar ditorë me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit konfirmoi 23 raste të reja në qarkun Shkodër. Vatrat e reja të infeksionit janë zgjeruar me 18 rste në bashkinë Shkodër, 3 raste në Vau Dejës dhe 2 raste në bashkinë Malësi e Madhe.

Aktualisht të infektuar aktivë janë 1351 qytetarë në pesë bashkitë e qarkut. Sa I takon personelit arsimor të infektuar me koronavirus, situata mbetet shqetësuese ku konfirmohen 17 mësues dhe 2 nxënës të infektuar aktualisht. Deri më tani, Në 24 orët e fundit, në bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës janë kryer 175 testime, prej të cilëve 55 tamponë dhe 120 teste të shpejta. Në bashkinë Malësi e Madhe janë kryer 11 testime, prej të cilëve 4 tamponë dhe 7 teste të shpejta.

Ndërsa në bashkinë Pukë dhe Fushë – Arrëz janë kryer 9 testime, prej të cilave 5 teste të shpejta dhe 4 tamponë. Nderkohe qe vijojne hetimet epidemiologjike rreth vatrave pozitiv dhe kontateve te dyshuara Covid-19. Gjatë ditës djeshme në Qarkun Shkodër janë inspektuar 4 subjekte, prej te cileve, 2 inspektime market/supermarket, 1 inspektim me kërkesë dhe 1 riinspektim qendër për kujdesin e të moshuarve.

Janë monitoruar përmes platformave online 25 bar-kafe. Subjektet e monitoruara respektojnë protokollet e masave anti-covid- 19. Nga ana tjetër u këshilluan rreth 120 qytetarë te cilet u këshilluan për mënyrën e vendosjes dhe mbajtjen e maskës në vendet e caktuara. Pas njoftimit të rasteve nga NJVKSH, inspektorët e ISHSH kontaktuan me personat tampon pozitiv në Shkodër, ku.44 personat e kontaktuar ishin të izoluar në banesën e tyre duke zbatuar rregullat e karantinimit.