Qarku Shkodër vijon të mbetet dnër më të prekurit nga përhapaj e pandemisë COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe 23 raste të reja pozitive. Vatrat e infeksionit janë zgjeruar me 17 raste në bashkinë Shkodër dhe me nga tre raste në bashkinë Pukë dhe Malësi e Madhe. Ndërkohë të infektuar aktivë janë 1330 qytetarë në nivel qarku.

Në kuadër të ndjekes së situatës epidemiologjike të që po bëhet nga epidemiologët dhe mjekët e familjes, në 24 orët e fundit janë marrë 26 tamponë, përgjigjet e të cilëve pritet të dalin gjatë ditëve në vazhim. Ndërkohë, vijon të mbetet I ulët numri I mësuesve të prekur nga ky infeksion në bashkinë Shkodër, ku deri më tani konfirmohen vetëm 15 mësues gjendja shëndetësore e të cilëve është e qëndrueshme.

Nderkohe qe vijojne hetimet epidemiologjike rreth vatrave pozitiv dhe kontakteve te dyshuara Covid-19. Gjatë ditës djeshme nga ISHSH në Qarkun Shkodër janë monitoruar me google form 42 subjekte, të cilët kishin zbatuar protokollin përkatës për për kufizimin e përhapjes së covid-19 .

Në zbatim të urdhërit për bëashkërendimin e Task-Forcës antiCOVID, u këshilluan rreth 80 qytetarë, prej te cileve pak persona kanë vendosur si duhet maskën. U këshilluan të gjithë për mënyrën e vendosjes dhe mbajtjen e saj në vendet e caktuara.

Pas njoftimit të rasteve nga NJVKSH, inspektorët e ISHSH kontaktuan me personat tampon pozitiv në Shkodër dhe Malësi të Madhe, ku 61 personat e kontaktuar ishin të izoluar në banesën e tyre duke zbatuar rregullat e karantinimit.