Qarku Shkodër nuk njeh rënie të numrit të personave të infektuar aktivë me COVID-19. Në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 24 raste të reja. Vatrat e infeksionit janë zgejruar me 19 raste në Shkodër, 2 na Vau Dejës dhe nga një rast në bashkitë Pukë, Fushë-Arrëz dhe Malësi e Madhe.

Aktualisht, të infektuar aktivë janë 1315 qytetarë në nivel qarku. Ndërkohë, drejt përmirësimit paraqitet situata sa I takon mësuesve të infektuar me koronavirus, ku deri më tani numri I të infektuarve ëshët vetëm 14 persona. Në 24 orët e fundit në të gjithë qarkun jane marrë 53 tamponë prej të cilëve 46 në bashkinë Shkodër, gjashtë në Malësinë e Madhe dhe një tampon në bashkinë Pukë.

Përgjigjet e këtyre tamponëve pritet të dalin gjatë ditëve në vazhdim. Shkodra të renditet qarku I tretë në të gjithë vendin për nga numri I personave të infektuar aktivë. Çdo ditë në të gjithë qarkun vijon monitorimi I bizneseve për zbatimin e protokollit COVID-19 ndërsa nuk mungojnë as kontrollet në terren për zbatimin e Aktit Normativ të vendosjes me detyrim të maskave mbrojtëse në ambjentet e hapura dhe të mbyllura.

Ajo çfarë vihet re është se institucionet përgjegjëse kanë ulur ndjeshëm numrin e masave administrative ndaj qytetarëve që nuk I binden rregullave të reja.

Në këtë mënyrë është ulur niveli I ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e protokollit antiCOVID duke bërë që në rrugë të lëvizin qytetarë të cilët nuk e vendosin fare maskën apo nuk e mbajnë në mënyrën e duhur duke mbuluar gojën dhe hundën.