Është rritur numri I personave të infektuar ditorë me COVID-19 në qarkun Shkodër. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe 25 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, 15 më shumë se një ditë më parë. Vatrat e reja të infeksionit janë zgjeruar me 18 raste në bashkinë Shkodër, 3 raste janë shënuar në Malësinë e Madhe dhe nga dy raste janë konfirmuar në bashkinë Pukë dhe Vau Dejës.

Aktualisht të infektuar aktivë janë 1343 qytetarë në pesë bashkitë e qarkut. Pjesa më e madhe e personave të infektuar janë të përqëndruar në bashkinë Shkodër, ndërkohë që më pas renditet bashkia Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz.

Që prej filimit të muajit janar, në qarkun Shkodër janë konfirmuar mbi 500 raste të reja pozitive me COVID-19, prej të cilave më shumë se 460 janë raste të shfaqura në bashkinë Shkodër, ndërkohë që e dyta në renditje vjen bashkia Malësi e Madhe, më pas Vau Dejës, Pukë dhe Fushë – Arrëz.

Nisur edhe nga numri I lartë I personave të infektuar aktivë me koronavirus, qarku Shkodër renditet I treti në të jgithë vendin për nga numri I rasteve aktive që po përballen me këtë infeksion.

Vazhdimisht përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore në Shkodër kërkojnë nga qytetarët që të respektohen masat antiCOVID duke ruajtur higjienën personale dhe distancën fizike, por duket se ka një mungesë të lartë të ndërgjegjësimit nga ana e qytetarëve.