Ka patur një përmirësim të ndjeshëm situata e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID-19. Gjatë ditëve të fundit, numri I personave të prekur nga koronavirusi ka pësuar rënie.

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 26 raste të reja, prej të cilave 18 në bashkinë Shkodër dhe 8 në Malësinë e Madhe. Ndërkohë që u konfirmuan edhe 2 viktima. Aktualisht, të infektuar aktivë janë 1000 qytetarë. Në spitalin rajonal të Shkodres janë të shtruar 18 pacientë.

Në reanimacion janë të shtruar 5 pacientë ndërsa 13 të tjerë janë të shtruar në repartin infektiv nën kujdesin e mjekëve specialiste. Qarku Shkodër renditet prej katër muajsh në vendin e pestë për nga numri I rasteve aktive me COVID-19, pas Tiranës, Fierit, Durrësit dhe Gjirokastrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: vendosjen

e maskës mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangien e grumbullimeve, ruajtjen e distancës fizike; kujdesin për higjenën vetjake dhe vetëizolimin në rastet kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.