Ka patur një rënie të ndjeshme të numrit të personave të infektuar me COVID-19 jatë 24 orëve të fundit në qarkun Shkodër. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi vetëm 26 rate të reja, 21 më pak se një ditë më parë. Vatrat e infeksionit u zgjeruan me 11 rate në bashkinë Shkodër, 8 në bashkinë Pukë, 4 në bashkinë Malësi e Madhe dhe 3 raste janë konfirmuar në bashkinë Vau Dejës. Të infektuar aktivë janë 1427 qytetarë në nivel qarku.

Nga ana tjetër, nuk ndryshon numri I mësuesve të infektuar me koronavirus, ku janë 23 mësues dhe 4 nxënës në bashkinë Shkodër. Ndërsa në bashkinë Malësi e Madhe të infektuar aktivë janë 2 mësues dhe 1 nxënës. Nderkohe qe vijojne hetimet epidemiologjike rreth vatrave pozitiv dhe kontateve te dyshuara Covid-19.

Gjatë ditës së hënë në Qarkun Shkodër nga ISHSH është riinspektuar 1 fasoneri (me kërkesë); janë monitoruar me google form 10 bar-kafe. Subjektet u monitoruan për përdorimin e maskës nga personeli dhe zbatimin e distancës midis tavolinave. Në disa prej tyre u konstatua mosrespektim i distancës midis tavolinave ndaj u këshilluan për zbatimin e menjëhershëm të urdhërit.

Në zbatim të urdhërit për mbajtjen me detyrim të maskës u këshilluan rreth 270 qytetarë. Grupet në terren konstatuan shumë persona që nuk mbanin maskat dhe u këshilluan për vendosjen e tyre. Pas njoftimit të rasteve nga NJVKSH, inspektorët e ISHSH kontaktuan me personat tampon pozitiv në Shkodër dhe Malësi të Madhe, ku 53 personat e kontaktuar ishin të izoluar në banesën e tyre duke zbatuar rregullat e karantinimit.