Pavarësisht përmirësimit të motit, një pjesë e qarkut të Shkodrës vazhdon të jetë në ujë.

Sipas të dhënave nga prefektura e Shkodrës, bëhet me dije se momentalisht janë rreth 2750 Ha tokë bujqësore nën ujë.

Konkretisht, në fshatrat, Oblike, Obot Muriqan, Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj,Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

Ndërsa në Dajç, hidrometri shënon 6.59 cm, me nje rritje prej 3 cm, 7 cm në vendin e quajtur Urrela te Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë.

Rruga është bllokuar Darragjat Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Ahirqit lartësi e ujit arrin 1-1.4 m në rrugë.

Po ashtu, ka prezencë të ujit 20 cm në rrugën Bela-Pentar dhe po vështirësohet lëvizja me makinë në lagjen Mazia-fshatin Suka-Dajç

Deri më tani shtëpi të përmbytura nuk ka, por në oborre lartësia e ujit varion nga 10 centimetër deri në mbi 1 metër.

Lidhur me situatën e krijuar makinat e ushtrisë janë vënë në gatishmëri ora 07:45-16:00 te Dispeçia Mushan.

Ndersa në njësinë administrative Ana e Malit janë 1250 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblike, Obot Muriqan).

Rruga e Obotit është e bllokuar me rreth 120 cm lartësi uji në rrugë, si dhe me dy shtëpi të përmbytura, ku prezenca e uji në oborre në 1 metër në Obot.

Ujësjellësi Oblika 1 është bllokuar nga uji dhe është jashtë funksioni momentalisht.