
Nga janari deri më tani janë regjistruar 28 raste të reja të prekura nga kanceri i gjirit në Shkodër. Në krahasim me vitin e kaluar janë regjistruar 2 raste më shumë. Shifrat I bën të ditur mjekia onkologe pranë spitalin rajonal Shkodër Kleva Qeraj
Ndërgjegjësimi për vizita parandaluese vijon të mbetet I ulët, sidomos tek gratë dhe vajzat, shprehet mjekia.
Mjekia ka ndarë disa ndër faktorët kryesor të rrezikut për zhvillimin e sëmundjes.
Mjekët këshillojnë të gjitha gratë dhe vajzat që të kryejnë kontrollet periodike tek mjeku specialist, pasi beteja mund të fitohet më lehtë nëse sëmundja diagnostikohet në faza të hershme.






