Për të dytën ditë në qarkun Shkodër janë konfirmura 29 raste të reja ditore me COVID-19. Vatrat e infeksionit janë zgjeruar me 25 raste në bashkinë Shkodër, 2 në Malësinë e Madhe dhe nga një rast është konfirmuar në bashkinë Fushë – Arrëz dhe Vau Dejës. Në nivel qarku janë të infektuar aktivë 1199 qytetarë.

Prej ditësh ka patur një përmirësim të lehtë të numrit të të rikuperuarve nga koronavirusi. Në spitalin rajonal të Shkodrës janë të shtruar 15 pacientë të infektuar me COVID-19, 4 më pak se një ditë më parë. Tetë pacientë janë të shtruar në repartin infektiv ndërsa shtatë në reanimacion.

Fatmirësisht gjatë 3 ditëve të fundit nuk janë shënuar viktima si shkak I infektimit nga ky virus. Gjatë kësaj jave ka patur një trend në rritje të pacientëve të shtruar në këtë spital, duke bërë që të rritet edhe më tepër vigjilenca e mjekëve që shërbejnë në pavionin dedikuar COVID-19.

Në qytetin e Shkodrës prej një viti vihet re një mungesë e ndërgjegjësimit të qytetarëve në lidhje me respektimin e protokollit anti-COVID. Në të shumtën e rasteve qytetarët lëvizin pa maska në ambjentet e jashtme ndërkohë që prej kohësh mungon edhe kontrolli I

organeve përgjegjëse si Policia e Shtetit apo Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor që merret me monitorimin dhe zbatueshmërinë e protokollit që frenon përhapjen e pandemisë dhe detyron qytetarët të zbatojnë me rigorozitet Aktin Normativ.

Artikulli paraprakSHKODËR, RAMA: SYNOJMË 500 MIJË VAKSINIME DERI NË MAJ
Artikulli tjetërHOT I RI, BANORËT: MUNGON UJI I PIJSHËM, NUK VOTOJMË