Ka patur një rënie të lehtë të numrit të të infektuarve ditorë me COVID-19 në qarkun Shkodër gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi edhe 29 raste të reja, prej të cilave 18 në bashkinë Shkodër, 5 raste në bashkinë Vau Dejës dhe nga 3 raste në bashkitë Pukë dhe Malësi e Madhe.

Të infektura aktivë janë më shumë se 1200 qytetarë në nivel qarku. Në spitalin rajonal të Shkodrës janë të shtruar 19 pacientë të infektuar me COVID-19, një më pak se një ditë më parë. Shtatë pacientë janë të shtruar në reanimacion ndërsa 12 të tjerë në repartin infektiv.

Gjendja shëndetësore e pacientëve me koronavirus monitorohet 24 orë nga mjekët e specialist në spitalin e Shkodrës. Gjatë kësaj jave ka patur një rritje të numrit të pacientëve të shtruar në spital, ndërkohë që çdo ditë paraqiten të paktën 15 raste të dyshuara si të infektuara me COVID-19 në repartin e urgjencës.

Fatmiresisht, prej dy ditësh nuk janë shënuar viktima si shkak I infektimit me koronavirus në nivel qarku.

Artikulli paraprakSHKODËR, TË MOSHUARIT QË REFUZOJNË VAKSINËN: TË PASIGURTË
Artikulli tjetërSHKODËR, TOM DOSHI TAKIM NË “MARK LULA”: FORCË E PARË