Sërish janë konfirmuar shifra të larta të personave të infektuar nga COVID-19 në qarkun Shkodër. Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 29 raste të reja, 16 më shumë se një ditë më parë. Vatrat e infeksionit u zgjeruan në bashkinë Shkodër me 23 raste, 4 raste u kondirmaun në bashkinë Malësi e Madhe dhe nga një rast është shënuar në bashkitë Vau Dejës dhe Fushë Arrëz. Aktualisht të infektuar janë më shumë se 1300 persona.

Sa I takon situatës së krijuar në institucionet arsimore, situata vijon të mbetet nën kontroll ku jaën të infektuar vetëm 14 mësues dhe një nxënës. Në bashkitë Shkodër dha Vua Dejës gjatë 24 orëve të fundit janë keyer 102 testime, prej të cilave 24 tamponë dhe 78 teste të shpejta. Në Malësinë e Madhe janë kryer 6 testime, prej të cilave 1 tampon dhe 5 teste të shpejta.

Pesë teste të shpejta janë kryer në bashkinë Pukë ndërsa në Fushë – Arrëz janë kryer 15, prej të cilave 13 teste të shpejta dhe 2 tamponë. Ndërkohë vijojnë hetimet epidemiologjike rreth vatrave pozitiv dhe kontateve të dyshuara Covid-19. Gjatë ditës së enjte në Qarkun Shkodër janë inspektuar me e- inspektimi 5 subjekte: 4 markete / supermarkete dhe 1 qendër sociale për fëmijë; janë monitoruar përes platformave online 19 subjekte: 17 bar-kafe,1 market dhe 1 furrë buke.

Subjektet e monitoruara respektonin protokollet e masave anti-covid 19. Në bar-kafe u monitorua dhe ligji antiduhan; në rastet e gjetjeve me shkelje u paralamëruan për respektimin e këtij ligji. Në zbatim të urdhërit për bashëkrendimin e punës së Task Forcës antiCOVID u këshilluan rreth 130 qytetarë.

Jo të gjithë personat e kanë vendosur si duhet maskën. U këshilluan të gjithë për mënyrën e vendosjes dhe mbajtjen e saj në vendet e caktuara. Pas njoftimit të rasteve nga NJVKSH, inspektorët e ISHSH kontaktuan me personat tampon pozitiv në Shkodër, ku 26 personat e kontaktuar ishin të izoluar në banesën e tyre duke zbatuar rregullat e karantinimit.