Nuk ndryshon situata e krijuar nga përhapja e pandemisë në qarkun Shkodër. Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndtësisë ka konfirmuar edhe 29 raste të reja pozitive me COVID-19, prej të cilave 17 në bashkinë Shkodër, 7 në bashkinë Malësi e Madhe dhe pesë raste janë konfirmuar në bashkinë Vua Dejës.

Numri I të infektuarve aktivë është më shumë së 1300 në pesë bashkitë e qarkut, ndërkohë që situata duket nën menaxhimin e institucioneve përgjegjëse. Në bashkinë Shkodër është rritur ndjeshëm numri I mësuesve të infektuar me koronavirus, po ashtu edhe I nxënësve.

Aktualisht, të infektuar janë 17 mësues dhe tre nxënës. Nderkohe qe vijojne hetimet epidemiologjike rreth vatrave pozitiv dhe kontateve te dyshuara Covid-19. Gjatë ditës djeshme në Qarkun Shkodër janë monitoruar me google form, rreth 18 subjekte, prej te cileve: 10 bar-kafe, 3 markete, 1 elektroshtëpiake, 2 dyqane veshjesh, 1 kancelari dhe 1 agjensi turistike.

Subjektet e monitoruara respektonin masat mbrojtëse për kufizimin e përhapjes së covid-19. Për ligjin anti-duhan janë kryer 18 monitorime në subjekte bar-kafe. Një ditë më parë u këshilluan rreth 130 qytetarë te cilet u këshilluan për mënyrën e vendosjes dhe mbajtjen e maskës në vendet e caktuara.

Pas njoftimit të rasteve nga NJVKSH inspektorët e ISHSH, kane kontaktuar me 26 persona me tampon pozitiv në Shkodër, te cilet ishin të izoluar në banesën e tyre duke zbatuar rregullat e karantinimit.