Sërish janë konfirmuar shifra të larta të personave të infektuar ditorë me COVID-19 në qarkun Shkodër. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 290 raste të reja, prej të cilave 19 në bashkinë Shkodër, nga katër raste në bashkitë Vau Dejës dhe Fushë – Arrëz dhe vetëm 2 raste janë konfirmuar në bashkinë Malësi e Madhe. Aktualisht të infektuar aktivë janë mbi 1400 qytetarë në nivel qarku.

Njësoj si një ditë më parë, numri I mësuesve të infektuar aktivë mbete 21 ndërsa janë edhe 3 nxnënës të cilët po përballen me këtë infeksion. Nderkohe qe vijojne hetimet epidemiologjike rreth vatrave pozitiv dhe kontateve te dyshuara Covid-19. Gjatë një dite më parë në Qarkun Shkodër janë monitoruar nga ISHSH, me google form 12 subjekte, prej te cileve: 10 bar-kafe dhe 2 markete.

Subjektet e monitoruara zbatojnë protokollet përkatëse për mbrojtjen nga covid-19. Për ligjin 9636 janë kryer 10 monitorime dhe 1 inspektim në subjekte bar-kafe. Në zbatim të Aktit Normativ për vendosjen me detyrim të maskës mbrojtëse, u këshilluan rreth 50 qytetarë. Një pjesë e tyre ishin përdorues të rregullt të barrierës mbrojtëse, pjesa tjetër u këshilluan ta mbanin vazhdimisht dhe në mënyrë të saktë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.