Vijon të rritet numri I personave të infektuar me COVID-19 në qarkun Shkodër. në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe 29 raste të reja pozitive me koronavirus, prej të cilave 17 në bashkinë Shkodër, 7 në bashkinë Malësi e Madhe, 2 raste të reja janë konfirmuar në bashkinë Fushë – Arrëz dhe vetëm një rast është konfirmuar në bahskinë Vau Dejës.

Të infektuar aktivë janë më shumë se 1400 persona prej të cilëve, pjesa më e madhe të përqëndruar në bashkinë Shkodër. sa I takon mësuesve të infektuar në Shkodër, shifrat janë rritur ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit, ku aktualisht të infektuar janë 25 mësues dhe katër nxënës.

Nderkohe qe vijojne hetimet epidemiologjike rreth vatrave pozitiv dhe kontateve te dyshuara Covid19. Gjatë ditës sotme në Qarkun Shkodër janë inspektuar 2 farmaci dhe janë monitoruar me google form 26 subjekte. Subjektet e monitoruar kishin zbatuar protokollin përkatës për për kufizimin e përhapjes së covid19. Për ligjin 9636 janë bërë 20 monitorime dhe 3 inspektime në subjekte barkafe. Në zbatim të urdhërit nr.28 dt.21.10.2020, u këshilluan rreth 80 qytetarë.

Ata u këshilluan të gjithë për mënyrën e vendosjes dhe mbajtjen e saj në vendet e caktuara. Sot nuk ka pasur shumë lëvizje këmbësorësh për shkak të rreshjeve të shumëta të shiut. Pas njoftimit të rasteve nga NJVKSH, inspektorët e ISHSH kontaktuan me 47 personat tampon pozitiv në Shkodër te cilet ishin të izoluar në banesën e tyre duke zbatuar rregullat e karantinimit.