Situata e krijuar nga përhapja e infeksionit COVID-19 mbetet akoma serioze. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 29 raste të reja pozitive, prej të cilave 21 në bashkinë Shkodër, shtatë raste në Malësinë e Madhe dhe një rast I ri është konfirmuar në bashkinë Vau Dejës. Aktualisht të infektuar aktivë janë 1363.

Nderkohe qe vijojne hetimet epidemiologjike rreth vatrave pozitiv dhe kontateve te dyshuara Covid-19. Shkodër janë inspektuar 2 markete dhe 3 institucione për kujdesin e të moshuarve;janë monitoruar me google form 37 subjekte.Subjektet e monitoruar kishin marrë masat mbrojtëse për kufizimin e përhapjes së covid-19.

Në zbatim të urdhërit për bashkërendimin e punës së Task Forcës antiCOVID në Shkodër u këshilluan rreth 120 qytetarë për mbajtjen e maskës në mënyrë të rregullt dhe në ambientet e përcaktuara. Pas njoftimit të rasteve nga NJVKSH, inspektorët e ISHSH kontaktuan me personat tampon pozitiv në Malësi të Madhe dhe Shkodër.

46 personat e kontaktuar ishin të izoluar në banesën e tyre duke zbatuar rregullat e karantinimit. Ditët e para të këtij viti kanë shënuar një numër të lartë të personave të infektuar aktivë në të gjithë qarkun. Institucionet përgjegjëse vijojnë këshillimin e qytetarëve për respektimin e rregullave antiCOVID në mënyrë që numri I personave të ketë një përmirësim të situatës së krijuar nga përhapja e këtij infeksioni.