5 nëntori është dita kur Imzot Vinçenc Prennushi dhe 37 shokët e tij u shpallën të Lumë nga Vatikani 3 vite më parë. Pas 3 vitesh në katedralen “Shën Shtjefni” arqipeshkëvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra kremtoi meshën e shenjtë në përkujtim të kësaj date të rëndësishme dhe 38 martirëve. Gjatë predikimit të tij arqipeshkëvi Massafra tha se martirët u angazhuan në rritjen e kulturës si një mundësi për të luftuar varfërinë.

Arqipeshkëvi foli edhe për angazhimin politik duke thënë se shpesh ngatërrohet me partitë politike kur në fakt termi politik për martirët kishte dashurinë për qytetin dhe jo atë që ndodh sot me politikanët që mendojnë për vetveten

Arqipeshkëvi Massafra tregon se si martirët edhe para vrasjes së tyre nga regjimi komunist inkurajonin veten dhe të tjerët ndërsa thotë se në thelb kishin faljen edhe për persekutorët e tyre

Shpallja të Lumë e 38 martirëve 3 vite më parë në një meshë solmene në katedralen “Shën Shtjefni” është një prej ngjarjeve më të rëndësishme për kishën katolike shqiptare.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, VIJON PASTRIMI I BREGUT TË LIQENIT
Artikulli tjetërSHKODËR, ZGJOHET VLLAZNIA E BOKSIT, GJONI: DUAM TROFEUN