30 vite më parë, më 2 prill 1991 katër djem të Shkodrës mbetën të vrarë gjatë asaj proteste për demokracinë. Dhjetra të tjerë mbetën të plagosur. Sot pas 30 vitesh, ajo ngjarje që shënjoi historinë është përkujtuar teksa i pranishëm ishte edhe Presidenti Ilir Meta cili tha se ndodhet në Shkodër për të çuar në fund amanetin e martirëve të 2 prillit, një mesazh i fortë edhe për zgjedhjet e 25 prillit ku kërkohet largimi i Edi Ramës…

 

Është hera e parë që një drejtues i lartë me bindje të majta merr pjesë në përkujtimin e 2 prillit por Presidenti Meta tha se kjo erdhi pas një ftese nga shoqata 2 prilli…

 

Kreu i shtetit tha se nuk ndjehet përgjegjës edhe pse në krye të Parlamentit është Gramoz Ruçi i cili akuzohet si ai që urdhëroi vrasjen e katër martirëve…

 

I pyetur nëse Presidenti Meta po merr liderin e opozitës duke qenë se kreu i PD Lulzim Basha mungoi në 30 vjetorin e 2 prillit, kreu i shtetit tha se nuk përcakton rolin e askujt….

 

Kurora me lule vendosën edhe kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, nënkryetari i PD Edi Paloka, drejtuesi politik Helidon Bushati dhe përfaqësues të tjerë. Më 2 prill 1991 mbetën të vrarë Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku, dhe Besnik Ceka ndërsa dhjetra të tjerë u plagosën në tentativën për të sjellë pluralizmin në vend.