Sot janë mbushur 30 vite që nga demonstrata e zhvilluar në Shkodër për vrasjen në kufi të 17-vjeçarit Pëllumb Pëllumbi nga regjimi komunist. Më përpara kishin ndodhur një sërë vrasjesh të tjera ndërsa pas vrasjes edhe të 17-vjeçarit shkodranët dolën në demonstratë. Sot pas 30 vitesh këto vrasje dhe zhdukje në kufi u përkujtuan në një aktivitet nga shoqata “16 qershori 1990”

Ish kryetari i bashkisë Shkodër Filip Guraziu po ashtu pjesë e shoqatës së ish të përndjekurve politik thotë se shteti komunist i tradhëtoi këta të rinj duke i vrarë në kufi në tentativat e tyre për lirinë edhe pse ligji kishte ndryshuar dhe më përpara duheshin paralajmëruar por ata qëlloheshin direkt

Drejtësia për të vrarët në kufi edhe sot pas 30 vitesh nuk është vënë në vend. Dhjetra trupa të rinjsh pasi janë vrarë nga ushtarët janë zhdukur dhe ende sot trupa e tyre nuk janë gjetur. Po ashtu ata që shkelën ligjin duke i vrarë pa i paralajmëruar nuk kanë marrë asnjëherë dënimin e merituar.