Amortizimi I rrugëve në lagjet periferike të qytetit të Shkodrës është një prbobpem I njohur prej vitesh, ku nevoja për ndërhyrjen e institucioneve është e padiskutueshme.

Kështu, në lagjen “Dobraç” rruga që bën lidhjen me fshatin “Golem” është në kushte të mjerueshme edhe pse ka një densitet të lartë të banorëve që jetojnë atje.

Për banorët, asfaltimi I këtij aksi rrugor që lidh dy fshatrat do t’I kursente kohë gjatë lëvizjes. Ndërkohë që të moshuarit janë ata të cilët përballen më së shumti me vështirësitë në qarkullim.

Gjatë verës, problem I vetëm që kanë dhjetëra banorë të zonës është prania e pluhurit në rrugë e cila hyn deri në banesat e tyre. Disa herë ata I kanë bërë kërkesë institucioneve përgjegjëse në Shkodër për të investuar në këtë zonë, por siç duket kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër

Artikulli paraprakSHKODËR, DETAJE NGA PLAGOSJA, SI QËLLUAN PALËT ME ARMË
Artikulli tjetërGURI ZI, BANORËT RREZIKOHEN NGA RRJETI ELEKTRIK