Rritja e të rinjve që konsumojnë duhanin në Shqipëri është kthyer në një shqetësim. Shumë prej tyre e konsumojnë edhe pranë shkollave që në moshë të vogël.

Sot është dita botërore kundër duhanit. Manjola Laloshi, specialiste e promocionit pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor shprehet se shpesh herë janë organizuar aktivitete ndërgjegjësuese për informimin e të rinjve mbi rreziqet që sjell duhani për shëndetin.

Shpesh herë të rinjtë e konsumojnë duhanin për të shoqëruar shokët dhe më pas një pjesë e tyre krijojnë varësi.

Laloshi ka një mesazh për të gjithë ata që konsumojnë duhanin.

Dita botërore kundër duhanit synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut mbi ndikimin që ka përdorimi i duhanit si dhe dëmeve që sjell konsumimi i tij në shëndetin tonë.

Artikulli paraprakHUMB NE RRETHANA MISTERIOZE RUDOLF ELEZOVIQ, ISH SHEF I POLICISE SE ULQINIT
Artikulli tjetërOBOT, FERMERËT KORRIN GJYSMËN E PRODHIMIT