31 raste të reja, nëntë më pak se një ditë më parë dhe një viktimë është bilanci I situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë COVID-19 në qarkun Shkodër. Vatrat e infeksionit janë zgjeruar me 21 raste në bashkinë Shkodër, 9 raste në Malësinë e Madhe dhe 2 rate të reja janë konfirmuar në bashkinë Vau Dejës.

Të infektuar aktivë janë më shumë se 1200 qytetarë në nivel qarku. Të shtruar në spitalin rjaonal të Shkodrës janë 18 pacientë një më shumë se një ditë më parë. Shtatë pacientë janë të shtruar në reanimacion dhe 11 në repartin infektiv. Shkodra mbetet e pesta në renditje për nga numri I rasteve aktive me koronavirus, ku prej tre muajsh janë të paktën 1200 të infektuar aktivë çdo ditë.

Deri më tani, prej fillimit të muajit mars ka patur një numër të lartë të personave të prekur nag covid-19. Në total konfirmohen më shumë se një mijë raste të reja në 3 javët e fundit.

Kjo është shifra më e lartë e rasteve të reja brenda një muaji për qarkun Shkodër, që prej fillimit të përhapjes së pandemisë në marsin e vitit të kaluar. Nga ana tjetër, gjatë këtij muaji janë shënuar 22 viktima si shkak I infektimit me koronavirus, kryesisht të moshuar të cilët vuanin nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.