Situata e krijuar nga përhapja e pandemisë në Shkodër nuk njeh përmirësim. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 34 raste të reja pozitive me koronavirus, një më shumë se një ditë më parë. Vatra te reaj të infeksionit janë zgjeruar me 24 raste në bashkinë Shkodër dhe nga pesë raste janë shënuar në bashkitë Vau Dejës dhe Malësi e Madhe.

Aktualisht, të infektuar aktivë në pesë bashkitë e qarkut janë 1357 qytetarë. Shkodra renditet qarku I tretë në të gjithë vendin për nga numri I rasteve aktive me koronavirus pas Tiranës dhe Fierit. Pavarësisht se situata duket e menaxhueshme dhe nën kontrollin e institucioneve përkatëse, në Shkodër ka një nivel të lartë të papërgjegjshmërisë së treguar nga ana e qytetarëve për të ndaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Gjatë lëvizjes në rrugë, është I papërfillshëm numri I personave që mbajnë maskë, mbajtja e së cilë ëshët kthyer në detyrim tashmë. Nga ana tjetër, prezenca e institucioneve në terren për monitorimin e situatës ka bërë që qytetarët të shkelin më dy këmbë Aktin Normativ për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Por nga ana tjetër, me fillimin e fushatës së vaksinimit dhe mbërritjes së dozave të tjera në vendin tonë duket se situata e krijuar nga prëhapja e pandemisë COVID-19 do të marrë fund