Vijon të rritet numri I personave të infektuar me COVID-19 në qarkun Shkodër, Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi edhe 34 raste të reja dhe një viktimë. Vatrat e infeksionit u zgjeruan me 30 raste në bashkinë Shkodër ndërsa 4 raste u konfirmuan në bashkinë Malësinë e Madhe.

Të infektuar aktivë në nivel qarku janë më shumë se 1200 persona. Në spitalin rajonal të Shkodrës janë të shtruar 18 pacientë. Në repartin infektiv janë të shtruar 13 pacientë ndërsa 5 të tjerë janë të shtruar në reanimacion. Sa I takon përhapjes së këtij infeksioni në sistemin arsimor, në bashkinë Shkodër janë të infektuar aktivë 13 mësues dhe 3 nxënës.

Qarku Shkodër vijon të renditet I pesti në të gjithë vendin për nga numri I lartë I rasteve aktive. Nderkohe qe vijojne hetimet epidemiologjike rreth vatrave pozitiv dhe kontateve te dyshuara Covid-19. Gjatë ditës së mërkurë në Qarkun Shkodër nga ISHSH janë inspektuar brenda planit 2 subjekte: 1 kopësht dhe 1 shkollë.

Subjektet arsimore të monitoruara zbatonin protokollet e masave anticovid. Në zbatim të urdhërit për mbajtjen me detyrim të maskave, u këshilluan rreth 140 qytetarë. Grupet e inspektorëve konstatuan shumë persona që nuk mbanin maskat dhe u këshilluan për vendosjen e tyre.

Pas njoftimit të rasteve nga NJVKSH, inspektorët e ISHSH kontaktuan me personat tampon pozitiv në Shkodër, ku 21 personat e kontaktuar ishin të izoluar në banesën e tyre duke zbatuar rregullat e karantinimit.