Aksionet e OSHEE-së për të goditur paligjshmërinë e furnizimit me energji elektrike. Kështu, vetëm në tre ditët e fundit, në rajonin e Shkodrës, ku përfshihen edhe zonat Lezhë e Pukë, janë proceduar në polici 35 abonentë, kryesisht për rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Afro 85% e shkeljeve të zbuluara nga grupet e kontrollit rezultojnë në zonën e Shkodrës, ku niveli i humbjeve vijon të mbetet i lartë, pavarësisht reduktimit në dy vitet e fundit. Vjedhja e energjisë elektrike kryhet përmes rilidhjes nga vet abonenti, në kundërshtim të plotë me ligjin, apo duke u furnizuar me linjë të dytë jashtë matjes.

Të 35-ta rastet po hetohen aktualisht nga organet kompetente, bazuar mbi procesverbalin e plotësuar nga OSHEE dhe Policia Gjyqësore