Shkodra mbetet një nga vatrat më të nxehta të COVID-19. Në 24 orët e fundit u konfirmuarn 35 raste të reja, 21 më shumë se një ditë më parë. Vatrat e infeksionit u zgjeruan me 25 raste në bashkinë Shkodër, nga 4 raste u konfirmuan në bashkinë Pukë dhe Malësi e Madhe dhe nga 1 rast u konfirmuan në bashkitë Vau Dejës dhe Fushë – Arrëz. Të infektua aktivë në nivel qarku janë më shumë se 1500 qytetarë.

Në dy javët e para të muajit shkurt janë konfirmuar më shumë 400 raste të reja. Si shkak numrit të lartë të personave aktiv me koronavirus, qarku Shkodër renditet I pesti në të gjithë vendin, pas Tiranës, Fierit, Durrësit, Elbasanit. Nga IShSh një ditë më parë është vijuar me sensibilizimin e qytetareve per perdorimin e maskave mbrojtese me qellim parandalimin e perhapjes se covid-19 dhe mbrojtjen e shendetit te popullates.

Kane operuar me grupe pune te ndryshme ne zonen e percaktuar duke punuar maksimalisht per te sensibilizuar qytetaret mbi domosdoshmerine e perdorimit te maskave. Nga grupet në terren u konstatuan shumë persona që nuk mbanin maskat dhe u këshilluan për vendosjen e tyre.

Në zbatim të urdhërit per vendosjen me detyrim të maskave u këshilluan rreth 200 qytetarë. Grupet në terren konstatuan shumë persona që nuk mbanin maskat dhe u këshilluan për vendosjen e tyre. Pas njoftimit të rasteve nga NJVKSH, inspektorët e ISHSH kontaktuan me personat tampon pozitiv në Shkodër, Pukë dhe Malësi të Madhe.32 personat e kontaktuar ishin të izoluar në banesën e tyre duke zbatuar rregullat e karantinimit.