Vijojnë të rëndohet situata nga përhapja e pandemisë COVID-19 në qarkun Shkodër. Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë rezultojnë 36 raste të reja të shfaqura në tre bashki dhe dy viktima si shkak I infektimit me koronavirus. Vatrat e infeksionit jane zgjeruar me 21 raste në bashkinë Shkodër, me tetë raste në bashkinë Malësi e Madhe dhe shtatë raste të reja janë shfaqur në bashkinë Pukë.

Ndërsa viktimat janë një 69 vjeçare dhe një I moshuar 70 vjeçar nga Shkodra. Aktualisht, të infektuar aktivë me COVID-19 janë 866 persona. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar që prej përhapjes së pandemisë në muajin Mars. Shkodra pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve, ka pësuar rënie në renditjen e qarqeve për nga numri I rasteve aktive.

Nga vendi I tretë në renditje I një muaji më parë, qarku Shkodër renditet e shtata nga 12 qarqe të vendit. Në 24 orët e fundit në të gjitha bashkitë janë marrë 39 tamponë, rezultatet e të cilëve pritet të dalin gjatë ditëve në vazhdim.

Në zbatim të urdhërit për bashkërendimin e inspektimeve në kuadër të task forcës anticovid, grupet e punës me Inspektoratin e Punës, NJVKSH dhe AKU, gjatë ditës së djeshme ndaluan rreth 100 qytetarë te cilet u këshilluan për mbajtjen e maskës në mënyrë të rregullt dhe në ambientet e përcaktuara në aktin normativ.

Pas njoftimit të rasteve nga NJVKSH, inspektorët e ISHSH së bashku me DVP kontaktuan me personat tampon pozitiv për covid-19 në Bashkine Malësi e Madhe