Është rritur edhe një herë numri I personave të prekur nga koronavirusi në qarkun Shkodër. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 37 raste të reja me COVID-19 dhe 2 viktima. Vatrat e infeksionit u zgjeruan me 31 raste në bashkinë Shkodër, 3 në bashkinë Malësi e Madhe, 2 në Vau Dejës dhe 1 rast në bashkinë Fushë – Arrëz.

Të infektuar aktivë në nivel qarku janë më shumë se 1000 qytetarë. Të shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës janë 18 pacientë, një më shumë se një ditë më parë. Shtatë janë të shtruar në reanimacion, ndërsa 11 në repartin infektiv.

Në Shkodër vijon hetimi epidemiologjik dhe situata e krijuar nga përhapja e pandemisë duket nën kontrollin e institucioneve përgjegjëse. Qarku Shkodër renditet I pesti në të gjithë vendin për nga numri I lartë I rasteve aktive, duke bërë që në këtë pozicion të mbetet prej pothuaj 4 muajsh.

Çdo ditë rritet numri I testimeve të personave të prekur nga koronavirusi ndërsa me të njejtin ritëm vijon edhe vaksinimi I grupmoshave mbi 65 vjeç, mësuesve dhe pedagogëve, tashmë edhe I punonjësve të medias dhe efektivëve të policisë.

Problemi më I madh I cili prej kohesh vihet re në Shkodër është mungesa e mbajtjes së maskave mbrojtëse në ambjentet jashtë shtëpisë.