Sërish janë konfirmuar shifra të larta të personave të infektuar me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 38 raste të reja, prej të cilave 30 në bashkinë Shkodër, gjashtë raste në bashkinë Malësi e Madhe dhe vetëm dy raste janë konfirmuar në bashkinë Pukë. Aktualisht të infektuar aktivë janë 1344 qytetarë në nivel qarku, ku pjesa më e madhe janë të përqëndruar në bashkinë Shkodër.

Në 24 orët e fundit në bashkinë Shkodër janë kryer 59 testime. Në bashkinë Malësi e Madhe janë kryer gjashtë testime ndërsa në bashkitë Pukë dhe Fushë – Arrëz janë bërë 14 testime. Aktualisht të infektuar aktivë në bashkinë Shkodër janë 16 mësues dhe një nxënës. Numri I mësuesve të infektuar ëshët rritur gjatë ditëve të fundit. Ndërkohë, çdo ditë ka inspektorët e ISHSH dhe grupi I Task Forcës monitorojnë situatën në terren.

Ajo çfarë vihet re është mungesa e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të mbajtur maskat mbrojtëse, të parashikuara në Aktin Normativ të disa muajve më parë. Vazhdimisht bëhet këshillimi dhe jo ndëshkimi me gjobë I qytetarëve të cilët nuk zbatojnë rregullat e vendosura për frenimin e përhpapjes së pandemisë COVID-19.

Qarku Shkodër renditet I katërti në të gjithë vendin për nga numri I lartë I personave aktivë me koronavirus. Që prej fillimit të muajit Janar janë konfirmuar më shumë se 500 raste të reja me COVID-19