Situata e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID-19 në qarkun Shkodër vijon të mbetet problematike. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 38 raste të reja pozitive me koronavirus. Vatrat e infeksionit janë zgjeruar me 17 raste në bashkinë Shkodër, 13 në Pukë dhe nga katër raste në bashkitë Vau Dejës dhe Malësi e Madhe.

Deri më tani të infektuar aktivë janë 1384 raste aktive në nivel qarku. Nga të dhënat e siguruara nga Institucioni I Prefektit në Shkodër vetëm 12 mësues dhe një nxënës rezultojnë të infektuar në sistemin arsimor në Shkodër. Ndërsa në bashkitë e tjera nuk rezultojnë mësues të infektuar aktivë nga ky infeksion.

Nga ISHSH, gjatë ditës së enjte në Qarkun Shkodër janë inspektuar 1 market dhe 1 supermarket, janë monitoruar përmes platformave online 36 subjekte, të cilat kishin marrë masat mbrojtëse për kufizimin e përhapjes së covid-19. Në zbatim të urdhërit për

bashkërendimin e punës në terren të Task Forcës antiCOVID, u këshilluan rreth 110 qytetarë për mbajtjen e maskës në mënyrë të rregullt dhe në ambientet e përcaktuara. Pas njoftimit të rasteve nga NJVKSH, inspektorët e ISHSH kontaktuan me personat tampon pozitiv në Malësi të Madhe dhe Shkodër, ku 50 personat e kontaktuar ishin të izoluar në banesën e tyre duke zbatuar rregullat e karantinimit.