E njejtë me një ditë më parë mbetet situata e krijuar nga përhapja e pandemisë në bashkinë Shkodër. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sërish katër raste të reja dhe një viktimë. Të infektuar aktivë në ivel qarku janë 175 qytetarë, rreth 80 më pak se një ditë më parë. Të shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës janë 2 pacientë të infektuar me koronavirus, të 2 të shtruar në reanimacion.

Shkodra renditet në vendin e dytë për nga numri I rasteve aktive. Në vend të parë renditet qarku Tiranë ku të infektuar janë më shumë se tre mijë qytetarë. Nga ana tjetër, vijon vaksinimi masiv I popullatës ku tashmë të gjithë personat mbi 18 vjeç mund të vaksionohen në qendrat shëndetësore pranë vendbanimit të tyre.

Në Shkodër situata e krijuar nga përhapja e pandemisë duket premtuese. prej muajit shkurt janë kryer më shumë se 32 mijë vaksinime në bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës.

Deri më tani nuk ka patur një numër të lartë të qytetarëve që vijojnë të kryjnë testime pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor. Sipas burimeve pranë këtij institucioni, kryhen të paktën 100 testime në ditë, një shifër kjo normale në periudhën në të cilën ndodhemi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA: U ZBARDH VRASJA E ENDRI MUSTAFËS
Artikulli tjetërVELIPOJË, PËRGATITJET E FUNDIT PËR SEZONIN TURISTIK