Ka arritur në 4000 hektarë sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura në territorin e bashkisë Shkodër. Aktualisht janë rreth 300 hektarë tokë e përmbytur më shumë se një ditë më parë. Sipas të dhënave të bëra publike nga bashkia Shkodër, hidrometri në Dajç, shënon kuotën 6.78 m. Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 20cm. Hidrometri i Liqenit të Shkodrës, shënon kuotën 8.95 m. Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 22cm.

Hidrometri i lumit Drin, shënon kuotën 7.40 m. Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 25cm. Situata më problematike mbetet në njësitë Ana e Malit dhe Dajç. Në njësinë Ana e Malit, sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura vlerësohet me rreth 1270 hektarë. Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 140 cm. Rruga Goricë është e pakalueshme me mjete të ulta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm.

Eshtë vështirësuar gjëndja nga përmbytjet në lagjen Gallube, fshati Oblikë. Në këtë zonë numri I shtëpive të përmbytura arrin në katër,dy më shumë se një ditë më parë. Në njësinë administrative Dajç, Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1650 Ha, ndërkohë që të përmbtyur janë 8 fshatra.

Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulta. Mbetet I pandryshuar numri I banesave të rrethuara nga uji. Në njësinë administrative Velipojë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 160 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri. Në njësinë administrative Gur I Zi, vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Në njësinë administrative Bërdicë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 400 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe. Ndërsa në njësinë administrative Rrethina, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 525 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç