Edhe në Shkodër Sida ka gjetur terren, ku gjatë periudhës 20 vjecare numërohen 41 persona të infektuar me këtë sëmundje.

Për vitin 2015 janë shfaqur 10 raste të reja të infektuar me virusin Hiv/Aids.Sa i përket 4 mujorit të parë të këtij viti është shfaqur një rast i një fëmijë tek i cili infeksioni është përhapur nga prindërit. Një gjë të tillë e thotë Manjola Laloshi psikologe pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër. Psikologia Laloshi bën apel për të ndërgjegjësuar më shumë opinionin për të kryer testimin në kohë, ndërsa tregon edhe shenjat e para që shfaqen tek personat e infektuar. Në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Shkodër janë krijuar të gjitha kushtet për testim, dhe të infektuarit mund të trajtohen normalisht.Rreziku i infektimit është më evident tek të rinjtë, kjo edhe për shkak të mungesës së informacionit për sëmundjet seksualisht të transmetueshme.Në vendin tonë numriit ë infektuarve nga sida arrin në 870 , ndërsa në mbarë botën nga kjo sëmundje vdesin miliona njerëz.

Artikulli paraprakSHKODËR, BIZNESET PRODHUESE TAKSA MË TË ULËTA
Artikulli tjetërHETIMET PËR HELIKOPTERIN, MES TIRANËS DHE SHKODRËS