Situata e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID-19 mbetet shqetësuese. Në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 41 raste të reja pozitive me koronavirus, prej të cilave 35 në bashkinë Shkodër, 3 në Vau Dejës, 2 raste janë konfirmuar në bashkinë Pukë ndërsa vetëm një rast në bashkinë Malësi e Madhe.

Deri më tani të infektuar aktivë janë më shumë se 1400 persona, prej të cilëve pejsa më e madhe janë të përqëndruar në bashkinë Shkodër. Sa I takon mësuesve të infektuar, situata paraqitet drejt përmirësimit, kur deri më tani të infektuar janë vetëm 14 mësues dhe një nxënës.

Nderkohe qe vijojne hetimet epidemiologjike rreth vatrave pozitiv dhe kontateve te dyshuara Covid-19. Gjatë ditës së premte në Qarkun Shkodër janë inspektuar 2 subjekte: 1 market dhe 1 supermarket ndëra është riinspektuar edhe një hotel. Janë monitoruar përmes platformave online 24 subjekte, të cilat respektonin masat mbrojtëse për kufizimin e përhapjes së covid-19.

Ndërkohë, u këshilluan rreth 100 qytetarë për mbajtjen e maskës. Personat pa maskë u këshilluan për vendosjen e saj personat e tjerë u këshilluan për vendosjen e rregullt të saj.

Pas njoftimit të rasteve nga NJVKSH, inspektorët e ISHSH kontaktuan me personat tampon pozitiv në Malësi të Madhe dhe Shkodër, ku 19 personat e kontaktuar ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe të izoluar në banesën e tyre duke zbatuar rregullat e karantinimit