Ka njohur një përmirësim të lehtë situata e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID-19 në qarkun Shkodër. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 44 raste të reja dhe një viktimë. Vatrat e infeksionit u zgjeruan me 34 raste në bashkinë Shkodër, 5 në bashkinë Vau Dejës, 3 në Pukë dhe 2 raste të tjera në bashkinë Fushë-Arrëz. Të infektuar aktivë në nivel qarku janë 1275 persona.

Në spitalin rajonal të Shkodrës në ditën e fundit janë trajtuar 70 raste urgjente, prej të cilave 16 si të dyshuara të infektuar me COVID-19. Në këtë spital janë të shtruar 14 pacientë të infektuar me COVID-19, prej të cilëve 7 në reanimacion dhe 7 në repartin infektiv.

Gjatë ditës sotme nga ISHSH në Qarkun Shkodër:janë inspektuar brenda planit 11 subjekte: 6 kopshte/çerdhe dhe 5 shkolla, janë monitoruar me google form 11 subjekte: 6 kopshte/çerdhe dhe 5 shkolla. Në subjektet arsimore zbatoheshin protokollet e masave anticovid.

Në zbatim të urdhërit për mbajtjen me detyrim ët maskës, u këshilluan rreth 180 qytetarë. Grupet e inspektorëve konstatuan shumë persona që nuk mbanin maskat dhe u këshilluan për vendosjen e tyre. Pas njoftimit të rasteve nga NJVKSH, inspektorët e ISHSH kontaktuan me personat tampon pozitiv në Qarkun Shkodër, ku 47 personat e kontaktuar ishin të izoluar në banesën e tyre duke zbatuar rregullat e karantinimit.