Sërish është konfirmuar njën numër I lartë I personave të infektuar me COVID-19 në qarkun Shkodër. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 44 raste të reja, 15 më shumë se një ditë më parë. Vatrat e infeksionit u zgjeruan me 34 raste në bashkinë Shkodër, 7 në Malësinë e Madhe dhe 3 raste janë shënuar në bashkinë Fushë – Arrëz.

Të infektuar aktivë në nivel qarku janë më shumë se 1100 qytetarë. Në spitalin rajonal të Shkodrës janë të shtruar 20 pacientë, 5 më shumë se një ditë më parë. Të shtruar në repartin infektiv janë 9 pacientë ndërsa në reanimacion janë 11 pacientë. Prej fillimit të muajit mars janë shënuar 22 viktima, një shifër kjo e lartë krahasuar me bilancin e fataliteteve të një muaji më parë.

Renditja e qarkut Shkodër sa I takon numrit të rasteve aktive mbetet e njejtë prej 3 muajsh, duke mbetur e pesta pas Tiranës, Fierit, Durrësit dhe Vlorës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: vendosjen e

maskës mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangien e grumbullimeve, ruajtjen e distancës fizike; kujdesin për higjenën vetjake dhe vetëizolimin në rastet kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.