Edhe këtë të martë janë konfirmuar shifra të larta të personave të infektuar me COVID-19 në qarkun Shkodër. Ministria e Shëndetësisë konfiroi 46 raste të reja, 26 më shumë se një ditë më parë dhe një viktimë. Vatrat e infkesionit u zgjeruan me 38 raste në bashkinë Shkodër, 6 raste në bashkinë Pukë dhe 2 raste u shënuan në bashkinë Vau Dejës.

Të infektuar aktivë janë më shumë se 1300 persona. Në 24 orët e fundit në Spitalin Rajonal të Shkodrës janë trajtuar 87 raste urgjente, prej ët cilave 18 si të infektuar me koronavirus. Aktualisht të shtruar janë 24 pacientë me COVID-19, prej të cilëve 11 në reanimacion dhe 13 në repartinm infektiv.

Të infektuar aktivë në bashkinë Shkodër janë 12 mësues dhe 7 nxënës ndërsa në bashkinë Malësi e Madhe, i infektuar aktivë është vetëm një mësues. Prej fillimit të vitit, Shkodra mbetet në vendin e pestë në të gjithë vendin për nga numri I lartë I rasteve aktive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Nga ISHSH, në zbatim të urdhërit për mbajtjen me detyrim të maskës, në Qarkun Shkodër, u kryen 120 këshillime të individëve për mbajtjen e maskës në ambiente të hapura publike. Nga grupet në terren u konstatuan shumë persona që nuk mbanin maskat dhe u këshilluan për vendosjen e tyre.