Nuk po njeh përmirësim situata e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID-19 në qarkun Shkodër. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi edhe 46 raste të reja dhe një viktimë. Vatrat e infeksionit u zgjeruan me 29 raste në bashkinë Shkodër, 5 në Vau Dejës dhe nga 4 raste në bashkitë Pukë, Fushë – Arrëz dhe Malësi e Madhe.

Të infektuar aktivë ne nivel qarku janë më shumë se 1200 persona. Në spitalin rajonal të Shkodrës gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar në repartin e urgjencës 74 raste, prej të cilave 16 si të dyshuara me koronavirus. në këtë institucion janë të shtruar 9 pacientë me COVID-19, prej të cilëve 4 në reanimacion dhe 5 në repartin infektiv.

Situata ka pësuar një përmriësim të ndjeshëm, ku janë të shtruar 5 paceintë më pak se një ditë më parë. Gjatë ditës së enjte nga ISHSH në Qarkun Shkodër: janë inspektuar brenda planit 8 subjekte: 3 kopshte dhe 5 shkolla. Në subjektet arsimore zbatoheshin protokollet e masave anticovid. Në zbatim të urdhërit për mbajtjen me detyrim, u këshilluan rreth 210 qytetarë.

Grupet e inspektorëve konstatuan shumë persona që nuk mbanin maskat dhe u këshilluan për vendosjen e tyre. Pas njoftimit të rasteve nga NJVKSH, inspektorët e ISHSH kontaktuan me personat tampon pozitiv në Qarkun Shkodër, ku 40 personat e kontaktuar ishin të izoluar në banesën e tyre duke zbatuar rregullat e karantinimit.