Sërish konfirmohen shifra të larta të personave të infektuar aktivë me COVID-19 në qarkun Shkodër. Në 24 orët e fundit u konfirmuan 47 raste të reja me koronavirus, 6 më pak se një ditë më parë. Vatrat e infeksionit u zgjeruan me 29 raste në bashkinë Shkodër, 15 në Malësinë e Madhe, 2 raste në bashkinë Pukë dhe vetëm 1 rast është konfirmuar në bashkinë Vau Dejës.

Të infektuar aktivë janë më shumë se 1400 persna duke bërë që qarku Shkodër të renditet sërish I pesti në të gjithë vendin. Në sistemin arsimor, numri I mësuesve të infektuar me koronavirus mbetet I njejtë ku janë 23 mësues dhe 4 nxënës. Ndërkohë e njejtë mbetet situata e krijuar edhe në bashkinë Malësi e Madhe. Krahasuar me një ditë më parë është përgjysmuar numri I testimeve të kryera në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

Vetëm 53 testime janë kryer prej të cilave 23 tamponë dhe 20 teste të shpejta antigen. Në bashkinë Malësi e Madhe janë kryer 11 teste të shpejta. Në Pukë janë kryer 7 testime, prej të cilave 4 teste të shpejta dhe 3 tamponë.

Ndërsa në bashkinë Fushë – Arrëz janë kryer vetëm 3 testime, 2 teste të shpejta dhe 1 tampon. Prej fillimit të muajit shkurt janë konfirmuar më shumë se 500 raste të reja, duke bërë që qarku Shkodër të renditet ndër vatrat më të nxehta pas përhapjes së pandemisë.