Rritet ndjeshëm numri I personave të infektuar me COVID-19. NË 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 47 raste të reja pozitive me koronavirus. Vatrat e infeksionit janë zgjeruar me 28 raste në Shkodër, 7 raste në Pukë, nga pesë raste në bashkinë Vau Dejës dhe Malësi e Madhe dhe dy raste të tjera janë shënuar në bashkinë Fushë – Arrëz.

Të infektuar aktivë janë më shumë se 1300 persona. Sa I takon të dhënave mbi mësuesit e infektuar nga koronavirusi, situata paraqitet nën kontroll. Dy javët e fundit ka patur një rënie të ndjeshme të numrit të mësuesve të infektuar, ku deri më tani të prekur nga ky infeksion konfirmohen vetëm 14 persona.

I infektuar me koronavirus rezulton edhe një nxënës, gjendja shëndetësore e të cilit është e qëndrueshme. Gjatë ditës premte në Qarkun Shkodër nga ISHSH, janë inspektuar 45 subjekte, të cilat kishin marrë masat mbrojtëse për kufizimin e përhapjes së covid-19.

Në zbatim të urdhërit për bashkërendimin e punës së Task Forcës antiCOVID, u këshilluan rreth 70 qytetarë për mbajtjen e maskës në mënyrë të rregullt dhe në ambientet e përcaktuara në aktin normativ.