
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-arrestuan shtetasen F. K., 47 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të saj;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 40 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Shërbimet e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B., 44 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi është paraqitur në PKK Muriqan, në dalje, me një leje drejtimi e cila dyshohet se është e falsifikuar.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. D., 66 vjeç, banues në Shkodër, pasi në aksin rrugor “Mjedë-Shkodër”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një 11-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën;
-një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin Lumzi, Pukë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 1 hektar.
Mbrëmjen e djeshme, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka humbur jetën shtetasja L. B., 61 vjeçe, banuese në fshatin Luf, Pukë, e cila ishte transportuar nga ambulanca e Pukës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase ishte dëmtuar pasi ishte rrëzuar aksidentalisht në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






