
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Shkodër, ku një grua 49-vjeçare ka humbur jetën në Spitalin Rajonal.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 13:50 ka ndërruar jetë shtetasja me iniciale D. P., 49 vjeçe. Dyshohet se ajo kishte konsumuar një sasi të madhe medikamentesh në banesën e saj, ndërsa më pas është transportuar drejt spitalit, ku nuk ka mundur t’u mbijetojë pasojave.
Në vendngjarje dhe për rastin po punon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa pritet që veprimet procedurale dhe ekspertizat përkatëse të hedhin më shumë dritë mbi rastin.






