Rreth 5 mijë mjete motorike në qarkun e Shkodrës nuk paguajnë prej më shumë se 2 vitesh taksat në drejtorinë rajonale të transportit rrugor.

Specialisti Fran Paja shprehet se pritet që shumë shpejt këto detyrime të prapambetura të falen duke normalizuar situatën. Këto 5 mijë mjete që nuk kanë paguar taksat në mbi 2 vite sipas specialistit Paja nuk lëvizin në rrugët e qarkut Shkodër. Mungesa e taksave për 5 mijë makina patjetër që është një kosto e konsiderueshme që ndikon në të ardhurat për drejtorinë e transportit rrugor. Pavarësisht proceseve disa herë për ç’regjistrimin e atyre mjeteve që kanë detyrime të prapambetura sërish numri i këtyre makinave vijon që të jetë i lartë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDHUNA NDAJ GRAVE, “PERFECT STRANGERS” NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHKOLLA SPECIALE “3 DHJETORI” NË FESTË